Transmetuar më 30-06-2020, 21:36

Ndarja e papritur nga jeta e mjekut Arjan Pushi, i prekur me Covid-19, ishte ndër ngjarjet me tronditëse të ditës së sotme. Kjo situatë normalisht nuk mund të përcillej pa reagime.

Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho ka ngritur pyetjen pse vdiq mjeku Arjan Pushi kur ai ishte ndër të parët që mbante maska dhe doreza.

Deklaratës së Silva Binos se mjekët infektohen për shkak se kanë tangërllëk dhe nuk mbajnë maska dhe doreza, Dasho shprehet se Pushi i ka mbajtur masat mbrojtëse që në muajin Janar.

Ai pyet anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, se pse u infektua me Covid-19 kolegu i tyre.

“Pse vdiq Arjan Pushi?", shtroi pyetjen Erion Dasho.

"Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!!, tha Dasho.

"Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit", – u shpreh ai.

"Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”:

Pse u infektua nga covid-19 kolegu juaj??!!”, shkruan Dasho, duke vënë kështu në pikëpyetje këshillat e ekspertëve që po monitorojnë situatën me pandeminë në vendin tonë.

/NOA.al