Transmetuar më 30-06-2020, 22:16

Vajza që shihni në foto quhet Ellie Goldstein, vjen nga Ilford, Essex, Britani e Madhe, dhe në moshen 18-vjeçare arriti të hynte në histori.

Ka lindur me Sindromen Down dhe pavarësisht kësaj, ka arritur të realizojë ëndrrën e saj më të madhe, të bëhet një modele.

Ajo ka debutuar në modë para 3 vitesh passi firmosi një kontratë me Zebedee Management, një agjensi që përfaqëson vetëm persona me aftësi të vecanta dhe që atëherë është shfaqur në disa reklama dhe shërbime fotografike, dhe ka arritur të bashkëpunojë me Superdrug, Nike e Vodafone.

Por kohët e fundit arriti në kthesën kryesore: Ellie ka pozuar për Gucci , duke u bërë fytyra kryesore e fushatës së bukurisë e realizuar për të sponsorizuar Obscur.

Posti i shpërndarë nga shtëpia e modës, në të cilin shfaqet në plan të parë, e qeshur, me flokët e lëshuara dhe me një varëse me gurë të çmuar, ka arritur gati 60000 pëlqime, duke vërtetuar kështu se njerëzit duan një modë gjithë përfshirëse, shkruan noa.al.

Në fund të këtij muaji do të shfaqet në faqet e Vogue Italia, me veshje të firmës Maison. Prindërit e saj janë shumë krenarë për të, pasi qëkur ka qenë e vogël kanë vënë re se dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes dhe sot teksa e shohin kaq të vendosur dhe me aq vetëbesim i bën vërtet shumë të lumtur.

Por Ellie nuk mendon vetëm për moden, ajo është e regjistruar në Universitet dhe shpreson të diplomohet sa më shpejt.

Shpresa është që suksesi i saj të mund të shtyjë sa më shumë marka mode që t’i japin në shumë hapësirë njerëzve me aftësi të kufizuara. /noa.al./