Transmetuar më 30-06-2020, 22:22

0 vite nga hera e parë që u implementua në ndeshjet e futbollit, bilbilat e arbitrave mund të pushojnë së ekzistuari. Shkak, si për shumë risi të tjera gjatë kohëve të fundit është koronavirusi, masat për të cilën po merren në forma nga më të ndryshmet.

Vendin e tyre kërkohet që ta zënë bilbilat elektronikë, njësoj siç veprojnë Shtetet e Bashkuara me NBA-n apo kampionatin e futbollit amerikan.

Bilbili elektronik është i tillë që arbitrat e mbajnë mes gishtave dhe nëpërmjet një butoni krijojnë një tingull të vërshëllimës. Për sa kohë do të vazhdojmë t’i përdorim?

Verni Harris, një arbitër amerikan me një eksperiencë të gjatë në basketboll ka ngritur shqetësimin, me argumentimin se gjyqtarët janë më të ekspozuarit ndaj riskut, pasi prekin topin që ka kontakt me të gjithë lojtarët, e më pas vendosin bilbilin në gojë.

Bilbili i ri, i cili ka formën e një elektriku të vogël dore, pritet të jetë së shpejti aksesori i arbitrave për të nisur, përfunduar apo sinjalizuar verdikte nëse koronavirusi do të kthehet në kërcënim për sportin.