Transmetuar më 01-07-2020, 10:13

Presidenti Ilir Meta reagon teksa sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.

Duke publikuar një fotografi me kancelaren Angela Merkel, Meta shprehet mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane.

Sipas tij, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi dhe se Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

“Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues. Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta. Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane!”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al