Transmetuar më 01-07-2020, 10:41

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadare, është zgjedhur zëvendës presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë me dije vetë zonja Kadare, duke u shprehur se është krenare të njoftojë se Shqipëria është zgjedhur zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Është një nder i veçantë të shërbejë si zv.presidente i këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. Është një privilegj i tillë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare”, shkruan Kadare.

Ajo shton se secili grup rajonal në Kombet e Bashkuara përfaqësohet me një zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme dhe se Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.) /a.y/noa.al