Transmetuar më 01-07-2020, 10:56

Dy pacient të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në spitalin Infektiv, duke e çuar në 65 numrin e viktimave qysh nga nisja e epidemisë.

Një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufiçiencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë, u konfirmuan edhe 45 raste të reja.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 367; Durrës 201; Shkodër 150; Vlorë 110; Fier 47; Lezhë 42; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6.

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 1 juillet 2020