Transmetuar më 01-07-2020, 11:12
Foto ilustruese

Situata në spitalin Infektiv ku po trajtohen pacientët e prekur me koronavirus, paraqitet ndër më të rënduarat qysh nga nisja e pandemisë.

Në orët e fundit u shënuan dy viktima, ku një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën si pasojë e insufiçiencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rëndë.

Më konkretisht 10 nga pacientët në gjendje të rëndë janë në terapi intensive, ndërsa dy janë në gjendje kritike, të intubuar, me frymëmarrje të komanduar.

Aktualisht në vendin tonë numri i viktimave ka shkuar në 65, ndërkohë që janë 999 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 367; Durrës 201; Shkodër 150; Vlorë 110; Fier 47; Lezhë 42; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6. /a.y/noa.al

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve, 45 raste të reja dhe dy viktima në orët e fundit

Koronavirusi merr dy jetë të tjera, çfarë ndodhi në orët e fundit

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 1 juillet 2020