Transmetuar më 01-07-2020, 12:49

Është gati vaksina e parë kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për një produkt i cili vjen nga Kina, i cili nuk është ende 100% efikas, por që mund të ndihmojë njerëzit që të mbrohen nga virusi i rrezikshëm.

Të parët të cilët do të vaksinohen do të jenë ushtarët, për të vijuar më tej shpërndarja në fasha të tjera të popullsisë.

Vaksina është prodhuar nga laboratori ‘CanSino’, i cili mori miratimin nga Komisioni Ushtarak Qendror.

Siç shkruhet në revistën shkencore ‘The Lancet’, bëhet fjalë për një produkt të sigurtë dhe në gjendje që të aktivizojë sistemin imunitar, të paktën pjesërisht.

Bëhet fjalë për një vaksinë e cila do të ketë efekt një vit, e cila e ka kaluar fazën një dhe fazën dy të testimit, por ende jo të tretën.

Aktualisht janë 15 kompani të cilat janë angazhuar për prodhimin e një vaksine, e cila është në gjendje që të mbrojë popullsinë nga Covid, tetë prej të cilave janë kineze. /a.y/noa.al