Transmetuar më 01-07-2020, 13:08

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Penale, ku po mbahet seanca ndaj tij, lidhur me protestat e Unazës së Re.

Teksa seanca u shty, Balliu tha për meditat se është absurde të ndërrosh prokurorin 24 orë para se të vish në seancë gjyqësore.

“Duhet pyetur prokuroria për ndërrimin. Shtyrja e u vendos që dhe me kërkesën tonë për shkak se ai zotëri nuk di asgjë e s’mund të vijë të më akuzojë mua për interesa të partisë, ai zotëria duhet të lexojë faktet e të bëjë akuza konkrete. Më shumë deklarata kemi dhënë si opozitë nga dyert e gjykatave se sa në emisione. Se pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, në gjykata mbeten banorët e përfaqësues të opozitës. Në vend të arrestohen ata që vjedhin miliona euro, arrestohen dhe futen ne burgje banorët e Unazës së Re, sot s’kemi asnjë të arrestuar për megaaferën 40 milionë euro të unazës së re”, u shpreh Balliu.

Ai tha se duan të mbajnë nën presion banorët e unazës dhe përfaqësuesit e opozitës.

Po ashtu deklaroi se i dërguan policinë në orën  07.00 të mëngjesit në shtëpi. /a.y/noa.al

LIVE – Klevis Balliu deklaratë për mediat nga Gjykata Penale

LIVE – Klevis Balliu deklaratë për mediat nga Gjykata Penale

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 1 juillet 2020