Transmetuar më 01-07-2020, 14:02

Me kalimin e ditëve lidhja mes saj dhe foshnjës që mban në bark po bëhet më e fortë.

Por ndonëse ndodhet në mesin e shtatzënisë, aktorja e njohur Olta Gixhari nuk heq dorë nga kënaqësitë.

Ky fillim korriku e ka gjetur bionden simpatike në Andaluzi të Spanjës në plazh.

Prej andej si asnjëherë më parë, Olta ka publikuar një foto e veshur me bikini, ku zbulon totalisht barkun e rrumbullakosur.

“Ne dhe deti, pushime 2020. Shtatzënë, det, Andaluzia”, shkruan Olta.

Aktorja po e kalon shtatzëninë në Spanjë me partnerin e saj, vend ku shkoi qysh para karantinës. /a.y/noa.al