Transmetuar më 01-07-2020, 14:50

Për tre ditë kryeministri Edi Rama ka ditëlindjen, në datën 4 korrik. Rama mbush 56-vjeç, por për astrologen Meri Shehu, ky vit e gjen me përballje dhe shqetësime.

“Ky 4 korrik e gjen para Hënës së plotë në Bricjap përballë shenjës së vet. Një ditëlindje me shumë pikëpyetje.

Vetëm mund të shpëtojë nëse i futet ndonjë romantizmi të madh e na harron ne të gjithëve. Mund t’i fusë ndonjë mendje të lehtë e të thotë që unë këtë ditë do iki, do fshihem e jam normal. Por ka përballje se Hëna e plotë është përballë gaforreve, një ngjarje, një bashkëpunim një antagonizëm shumë i fortë i del përsëri në portë, ose i troket si lajm, si tendencë, do ketë sërish një përballje.

Deri në datën 12 korrik do ketë patjetër, ka gjëra për të thënë e për t’u stresuar e shqetësuar. Nëse bashkëpunon mirë dhe me Bricjapët ku i dihet, e nxjerr pak nga realiteti i problemeve”, tha astrologia në Wake Up.