Transmetuar më 01-07-2020, 16:25

Aplikacioni dua.com, i cili ka për qëllim të bashkojë shqiptarët dhe t’i ndihmojë ata të gjejnë lidhje serioze, ka marrë vëmendje të madhe menjëherë pas lancimit.

Si duket, një aplikacion i tillë i ka munguar komunitetit shqiptar prej një kohe të gjatë. Kjo ka bërë që vetëm një javë pas lancimit, dua.com të mbledhë mbi 50.000 shqiptarë të cilët kanë shkarkuar aplikacionin. Gjithashtu dua.com ka arritur të renditet e para në listën e aplikacioneve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni dhe të hyjë në top listat e shteteve si Zvicra dhe Gjermania.

Shkarkoni këtu aplikacionin dua.com

Pse njoftimet përmes dua.com po pëlqehen kaq shumë?

Bota po dixhitalizohet, e kësaj nuk i kanë shpëtuar as njoftimet e dashurisë. Ekzistojnë aplikacione të shumta të dashurisë nëpër botë, mirëpo deri tani nuk ka pasur një aplikacion serioz dhe të dedikuar vetëm për komunitetin shqiptar. Kjo ka bërë që dua.com të jetë një sukses i vërtetë deri më tani.

Karakteristika si mundësia e ndryshimit të lokacionit, pëlqimi i profileve dhe përputhja e personave që pëlqehen mes vete, kanë bërë që për një kohë të shkurtë mbi 50.000 shqiptarë të regjistrohen në dua.com dhe rreth 700.000 ta ndjekin atë në rrjetet sociale.

Gjeni dashurinë kudo në botë përmes dua.com

Jeni duke e pyetur veten se si do të ju ndihmojë një aplikacion i tillë të gjeni dashurinë kudo në botë?

dua.com është aplikacion i cili ju mundëson të njoftoheni me shqiptarë nga e gjithë bota. Kjo nënkupton se pikërisht ky aplikacion mund të jetë urë lidhëse mes dy personave të cilët gjejnë njëri-tjetrin online e pastaj kanë mundësi të takohen edhe në jetën reale.

Prandaj nuk ka rëndësi se në cilën anë të globit jeni, mjafton të shkarkoni dua.com dhe aty do të mund të njoftoheni me mijëra shqiptarë nga e gjithë bota, mbase edhe me shpirtin tuaj binjak.

Dëshironi të shkarkoni dua.com? Klikoni këtu