Transmetuar më 01-07-2020, 17:10

Një tjetër humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19, duke bërë që çdo ditë tani në Shqipëri të numërohen të paktën 3 të vdekur.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë doli me një mesazh duke i kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. /noa.al/