Transmetuar më 01-07-2020, 17:43

Një politikan grek ngre sërish çështje territoriale në vendin tonë.

Ai shpreh me shqetësim çështjen e propagandës në kanalet televizive dhe mediat shqiptare, të cilat thotë se po shtrembërojnë plotësisht historinë. "Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë diktaturës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani," tha Grigoris Karamelos, ish-ligjvënës Grek, duke paraqitur propozime se si shteti helen mund të ndihmojë komunitetin që ndodhet në të ashtëquajturin Epiri i Veriut.

Grigoris Karamelos, edhe konsull grek në Korçë, gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” me Nikos Paraskeva, tha se Grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre.

Ai tha se "nga njëra anë, Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe nga ana tjetër ajo mban marrëdhënie të ngushta me Turqinë."

Karamelos foli për urrejtjen kombëtare të shtetit shqiptar ndaj grekëve autoktonë të Epirit të Veriut, që sipas tij ndodhen në Shqipërinë e Jugut, e cila është shfaqur më e dukshme përmes menaxhimit të çështjes së pronës, kryesisht në lidhje me bregdetin e Himarës, me qëllim që të ndryshojë shumica greke e këtij rajoni në shqiptare.

Ai gjithashtu iu referua problemit të imigracionit ku një ligj mbi dhënien e azilit politik për refugjatët duhet të votohet për herë të parë në Parlament. Duke iu referuar mediave shqiptare, pala greke pretendon se ekziston një marrëveshje midis Ramës dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të zhvendosur 30,000 refugjatë dhe imigrantë të paligjshëm nga Turqia për në Shqipëri, në rajonin e Epirit të Veriut ku jetojnë deri në 120,000 grekë autoktonë.

Megjithëse Greqia sipas tyre çliroi Epirin e Veriut gjatë Luftës së Parë Ballkanike, media greke thotë se Fuqitë e Mëdha ia dhuruan rajonit shtetit të ri shqiptar. Greqia do të çlironte edhe një herë rajonin, që ka qenë shumicë e banuar nga Grekët për mijëra vjet, në Luftën e Dytë Botërore, por sipas grekëve, ajo iu dhurua edhe një herë Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.

Karamelos foli për propagandën e kryer nga shteti shqiptar në Korçë.

"Ne kemi nevojë për shumë përgatitje për regjistrimin sa herë që të ndodhë, sepse ne jemi një përqindje e madhe. Në regjistrimin e vitit 2011, 25,000 grekë e deklaruan veten në Korçë, por shteti shqiptar numëronte vetëm 2,000," – tha ai.

"Greqia duhet të monitorojë zhvillimet dhe të na mbështesë," tha Karamelos, i cili gjithashtu iu referua situatës politike të Minoritetit Kombëtar Grek, duke theksuar se situata kërkon unitet nga të gjithë.

/NOA.al