Transmetuar më 01-07-2020, 22:00

Moderatorja Dojna Mema ka zhvilluar një rubrikë “ask me”, ku u është përgjigjur shumë prej pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram.

Nëpërmjet statuseve në Instastory, Mema i është përgjigjur edhe njërës prej ndjekesve, e cila e ka pyetur nëse është normale të jesh e virgjër në moshën 19-vjeçare.

“A është normale të jesh e virgjër 19 vjeç?”– shkruan ndjekësja.

“Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza. Një herë e mire… Një cipë nuk përcakton sa vajzë e mirë, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty, por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje!”– shkruan moderatorja, me ton revoltues duke lënë të kuptohet se mund të jetë pyetur shumë herë për këtë gjë.