Transmetuar më 02-07-2020, 11:00

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në orët e fundit, duke e çuar në 69 numrin e të vdekurve. Lajmi u bë me dije në raportin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u konfirmuan tre viktima.

Në 24 orët e fundit, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Njëlloj si dy javë më parë, në orët e fundit janë shënuar 82 raste pozitive, nga 368 testime të kryera, duke shënuar ditën e dytë me rekordin më të lartë të të prekurve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 387; Durrës   203; Shkodër 152; Vlorë 110; Fier 51; Lezhë 45; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Berat 8; Dibër 8 dhe Gjirokastër 7./a.y/noa.al

Rëndohet situata e COVID-19 në Shqipëri, 24 orët e fundit 3 të vdekur dhe 82 të infektuar ➡️bit.ly/Coronavirusi

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 2 juillet 2020