Transmetuar më 02-07-2020, 11:13
Foto ilustruese

Prej ditësh tashmë në vendin tonë shënohen minimumi nga dy viktima prej koronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar tre humbje jete.

Viktimat janë një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani.

Pacientët që ndërruan jetë po trajtoheshin prej ditësh në spitalin Infektiv, si dhe kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, prej tyre 11 në gjendje të rëndë.

Më konkretisht 9 pacientë ndodhen në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje kritike.

Në orët e fundit janë shënuar 82 raste pozitive, nga 368 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Teksa numri i viktimave ka shkuar në 69, në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 387; Durrës   203; Shkodër 152; Vlorë 110; Fier 51; Lezhë 45; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Berat 8; Dibër 8 dhe Gjirokastër 7. /a.y/noa.al

Covid-19 shkakton tre viktima të tjera, shkon në 69 numri i të vdekurve

Rekord të prekurish me koronavirus, shënohet dita e dytë me 82 infektime/ 3 viktima në orët e fundit

Rëndohet situata e COVID-19 në Shqipëri, 24 orët e fundit 3 të vdekur dhe 82 të infektuar ➡️bit.ly/Coronavirusi

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 2 juillet 2020