Transmetuar më 02-07-2020, 12:40
Foto ilustruese

Peshkopia e cila njihej si zonë e gjelbër, për shkak të mungesës së infektimeve, është kthyer në vatër koronavirusi.

Kjo pasi në 24 orët e fundit, janë konfirmuar dy persona të infektuar me Covid-19.

Pasi shfaqën simptomat e koronavirusit, të dyshuarve ju bë tamponi, duke rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për dy pacientë të shtruar në spitalin e Peshkopisë, çka ka bërë që të shtohet shqetësimi për personelin dhe pacientët e tjerë.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik, për të zbuluar se deri ku është përhapur zinxhiri i infeksionit.

Në orët e fundit në gjithë vendin janë shënuar 82 raste pozitive, nga 368 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Teksa numri i viktimave ka shkuar në 69, në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 387; Durrës   203; Shkodër 152; Vlorë 110; Fier 51; Lezhë 45; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Berat 8; Dibër 8 dhe Gjirokastër 7. /a.y/noa.al

Covid-19 shkakton tre viktima të tjera, shkon në 69 numri i të vdekurve

Rekord të prekurish me koronavirus, shënohet dita e dytë me 82 infektime/ 3 viktima në orët e fundit