Transmetuar më 02-07-2020, 13:21

Në pritje të votimit të Kodit të ri Zgjedhor, Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën e sotme parlamentare, se është synuar gjithmonë konsensus.

Ai deklaroi se konsensusi është arritur jo vetëm me opozitën jashtëparlamentare por se është synuar edhe me atë parlamentare, duke mos e konsideruar si mbetje përkohshme në këtë parlament, tha ai por si opozitën që sot ka ky parlament.

“Për votimin e marrëveshjes, duhet shumicë e cilësuar, të cilin ne nuk e kemi në këtë Kuvend. Ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e aritmetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota. Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë. Jo çdo palë mund të marrë gjithçka”, u shpreh Rama.

Ndërsa për opozitën jashtë parlamentare tha se nuk ka asnjë tagër që ti japë urdhra Kuvendit, referuar kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për të votuar Kodin e ri Zgjedhor, në seancën e ardhshme.

Rama tha se nuk beson në efektin çudibërës të listave të hapura, duke thënë se mendon se e ndërlikojnë procesin e administrimit të votës.

“Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura. Por në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a merremi vesh këtë e shohim në proces, por është me risk se po s’u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t’u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, duhet ta bëjmë se na bie të gjithë ajo që për të gjithë jemi të interesuar, që nënkupton një produkt me standarde”, deklaroi Kryeministri.

Ky reagim i Kryeministrit erdhi pasi deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha më herët se, “Ne që jemi këtu jo të përfaqësojmë atë 10% por ato shqiptarë që duan lista të hapura dhe janë plot 75% e qytetarëve. Është një lajm i mirë që ky proces të ece para dhe ne të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura. Ka ardhur koha që PS, mazhoranca të jetë e qartë nëse do të jetë pjesë e 10%, e atyre që duan të komandojnë deputetë siç duan? Do jeni pjesë e këtij 10%? Do rrini pas militantëve dhe vetëm do i shërbeni interesave të ngushta, apo do bëheni pjesë e qytetarëve shqiptarë duke mbështetur listat e hapura”. /a.y/noa.al

SOT NE KUVEND

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 2 juillet 2020