Transmetuar më 02-07-2020, 14:06

Momente tensioni janë shënuar në seancën e sotme parlamentare, pasi deputetët e opozitës Halit Valteri dhe Myslym Murrizi bllokuan foltoren, teksa fjalën e mori ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Duke kërkuar replikë me Kryemionistrin ata nuk lejuan Lleshaj të mbante fjalën e tij.

Duke iu drejtuar Valterit, Ruçi tha. “Po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës Halit mos bëj të fortin se do të përjashtohesh nga seanca. Po të paralajmëroj po vete 2 minutëshi do të përjashtohesh. Nuk ka këllqe asnjëri që të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tre herë deri tani. Ulu ti nuk ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca”.

Nga ana e tij Murrizi kërkoi që të bëheshin 5 minuta pushim, ccka solli ndërprerjen e seancës për shkak se punonjësit e Gardës dhe deputetët, qëndronin përreth foltores. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Rama: Jo çdo palë mund të marrë gjithçka! Listat e hapura, ndërlikojnë procesin