Transmetuar më 02-07-2020, 14:16

Pas momenteve të tensionit në Kuvend, pasi deputetët e opozitës parlamentare kërkuan fjalën për të replikuar me Kryeministrin Edi Rama, braktisën punimet.

Kjo me ftesë të Myslym Murrizit i cili tha se, “Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qënit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur. As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë”.

Ai shtoi se e kërkoi fjalën pasi “sulltani” ia përmendi emrin gjashtë herë.

Me një mesazh të posaçëm drejtuar Ruçit ai i tha, “Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë sedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e Partisë Socialiste”.

Gjatë largimit nga salla, kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu tha, “Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë”. /a.y/noa.al

Bllokohet foltorja, tension në Kuvend. Ruçi: S’ka këllqe njeri të më kundërshtojë mua!

“Zgjedhorja”, Rama: Jo çdo palë mund të marrë gjithçka! Listat e hapura, ndërlikojnë procesin