Transmetuar më 02-07-2020, 15:45

Kryeministri Rama ka reaguar pas kritikave që i janë bërë koncensionit të rrugës Milot – Fier, një projekt me vlerë 1.2 miliardë euro.

“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP”, shkruan Rama në Tuiter.

Një ditë më parë u prezantua projekti në fjalë që është pjesë e “Korridorit Blu”, por që pasoi me kritika nga ana e opozitës.

Kjo e fundit e konsideroi gënjeshtër faktin se kemi të bëjmë me tender ndërkombëtar.

Po ashtu, akuzat janë përqëndruar edhe te vlera financiare, në kushtet ku sipas PD-së gati gjysma e rrugës do të rindërtohet mbi infrastukturën ekzistuese. /k.k/noa.al/