Transmetuar më 02-07-2020, 17:45

Klubi zikaltër ka mbyllur gjithçka dhe gjatë pasdites ka zyrtarizuar firmën me futbollistin i cili transferohet nga Real Madrid.

Marokeni, Ashraf Hakimi është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Interit.

Futbollisti 22-vjeçar pas vizitave mjekësore firmosi sot një kontratë që e lidh me klubin italian deri në vitin 2025.

Në njoftimin e zyrtarizimit nga Real Madrid, nuk kanë munguar një lumë me komente kundër klubit për këtë lëvizje të pastudiuar mirë.

“Shitëm lojtarin e krahut të dytë më të mire në botë”, shkruante një tifoz, ndërsa një tjetër komentonte “Do e blejmë një të tillë për 100 milionë”.

“Vetëm për 40 milionë. Sa turp”, ishte reagimi i një tjetër tifozi madrilen që shprehte pakënaqësinë për mënyrën se si Reali kishte hequr dorë nga një futbollist që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme gjatë periudhës kur ka veshur fanellën e Borusia Dortmund. Nga ana tjetër, tifozët e Interit ishin të ekzaltuar. Ata publikonin në rrjetet sociale foto të Shnajder, Kambiaso e së fundmi të Hakimi, me frazën “Faleminderit Madrid”, duke e konsideruar atë një dhuratë nga Reali.

/NOA.al