Transmetuar më 02-07-2020, 19:47

Një nënë e re braziliane vdiq e prekur me koronavirus, pasi lindi binjakët.

Larissa Blanco ishte shtatzënë, kur rezultoi pozitive me Covid-19.

Ajo jetoi vetëm pak minuta pasi lindi binjakët, Guilherme dhe Gustavo.

Mjekët thanë se koronavirusi i kishte shkatërruar trupin asaj.

Ajo pas lindjes, pësoi atak kardiak dhe vdiq, duke e lënë burrin Diego ‘të tronditur", ashtu sikurse edhe të afërmit dhe tërë opinionin publik.

Mjekët u vërsulën pas tij, që po i gëzohej ardhjes në jetë të dy fëmijëve, për t’i thënë që Larissa gjatë lindjes kishte pësuar një hemorragji dhe urgjentisht kishte nevojë për një transfuzion gjaku.

Megjithë përpjekjet më të mira që bënë mjekët, të cilët luftuan në mënyrë të dëshpëruar për të shpëtuar Larissa, nëna e re në atë moment pësoi një atak kardiak dhe vdiq, tha burri i saj.

‘Zoti më la dy engjëj të vegjël që unë të kujdesem për ta, duke më dhënë disi forcë. Unë qava aq shumë kur i pashë për herë të parë, ishte gjëja më e bukur", shtoi i dëshpëruar bashkëshorti i saj.

Shëndeti i Larissa u përkeqësua me shpejtësi, teksa ajo u pranua në spital dy javë me vonesë prej fluksit, më 26 qershor.

Gruaja kishte rezultuar pozitive me koronavirus më 12 qershor, por ndryshe nga ai, pati simptoma të rënda, të ngjashme me gripin, tha burri i saj.

Në Brazil kanë vdekur më shumë se 60,000 deri tani nga Covid-19 dhe – me më shumë se 1.000 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Megjithë përpjekjet më të mira të mjekëve që luftuan në mënyrë të dëshpëruar për të shpëtuar Larissa, Diego – i cili gjithashtu testoi pozitivitet për koronavirusin, por që prej asaj kohe është shëruar – tha se ai ishte në dhomën e operacionit, kur mjekët i dorëzuan fëmijët.

Larissa ‘i pa fytyrat e mrekullueshme të dy fëmijëve të vegjël dhe ishte vërtet emocionuese, kjo ishte ëndrra e saj’, raportojnë mediat lokale, transemton NOA.al.

Pas një ndërlikimi të vogël kur lindi fëmija i dytë, në atë moment Diego la gruan e tij për të shoqëruar të porsalindurin, por më pas u kthye dhe e gjeti të pajetë bashkëshorten.

Është kjo një ndër historitë më tragjike, në këtë periudhë të vështirë për botën mbarë.

/NOA.al