Transmetuar më 02-07-2020, 20:06

Kantautori i mirënjohur Flori Mumajesi, për një periudhë të gjatë qëndroi jashtë botës së muzikës dhe u pretendua në media se ishte larguar nga Shqipëria, pasi kishte pasur probleme financiare për shkak të  borxheve të shumta në disa biznese që ai zotëronte në Tiranë.

Por Flori është rikthyer dhe madje e kemi parë të shfaqet kohët e fundit në shoqërinë e Martin Manes, djalit të biznesmenit të fuqishëm Samir Mane.

Disa ditë më parë, ai ka postuar në ‘Instagram’ një foto nga Jugu i Shqipërisë, ku djemtë po argëtoheshin në bregdet, teksa shijonin nga një kokteil.

Mirëpo, pak orë më parë, Flori ka postuar në Instastory një foto, në të cilën Martini është i ulur pranë mikrofonit në studion e kantautorit.

“Producenti i ri në “Threedots Production”, shkruan Mumajesi.

Nuk dihen nëse kjo është një shaka e këtij të fundit, apo me të vërtetë Mane ka zgjedhur të bëhet pjesë e tregut muzikor djalit e njërit prej njerëzve më të pasur në Shqipëri.

/NOA.al