Transmetuar më 02-07-2020, 20:28

Rasti i parë me COVID-19 rregjistrohet edhe në qytetin juglindor të Ersekës.

Pas tamponit tezultoi e infektuar një 60- vjeçare, e cila jeton në Tiranë.

E moshuara kishte shkuar para disa ditësh për të pushuar në shtëpinë e saj të pushimit në Ersekë, me qëllim që t’i shmangej temperaturave të nxehta në kryeqytet, ku edhe shfaqi shenja të COVID-19.

Pas testit që e nxori pozitiv, mësohet se ajo është vetëizoluar, dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Erseka për shkak të largësisë dhe lëvizjeve të pakta ishte ndër zonat ende me asnjë rast Covid-19 në vendin tonë.

/NOA.al