Transmetuar më 02-07-2020, 20:52

Aplikacioni popullor i mesazheve, Whatsapp, zbulon ndryshimet e reja që do të jenë gati ditët e ardhshme për përdoruesit e saj.

Kompania në pronësi të Facebook ka treguar se përdoruesit do të mund të shtojnë kontakte të reja në Whatsapp përmes QR code.

Po kështu, do të mund të përdorin modalitetin ‘dark’ për versionin në desktop.

Whatsapp është fokusuar kryesisht në përmirësimin e shërbimit të video-thirrje, ku do të mund ta përdorni njekohesisht me 8 persona në Whatsapp.

Gjithashtu, një ikonë e re do t’ju shfaqet në grupet e bisedave prej 8 personash ose më pak, që do t’ju mundësojë të filloni një video-call përmes një kliku.

Whatsapp numëron 2 miliardë përdorues./noa.al/