Transmetuar më 02-07-2020, 23:05

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me gazetari Carlo Bolino.

Debati shpërtheu pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.

Pjesë nga debati ‘Open’ në Top Channel:

Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.

Bolino: Ma trego me raste konkrete.

Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjnë fresk Ramës me listat me kriminelë dhe thonë që PD nuk qenka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo.