Transmetuar më 03-07-2020, 08:32

Rreth dy javë më parë në qytetin e Përmetit u raportua rasti i parë i të infektuarit me koronavirus, ai i një muzikanti.

Por nga testet e kryera në orët e fundit, janë konfirmuar tre raste të reja, mes tyre një biznesmen me inicialet Xh.K.

Krahas tij është infektuar edhe një edukatore me iniciale O.T., çka ka bërë që të mbyllet kopshti. Edukatorja dyshohet të jetë infektuar në Himarë, ku kishte shkuar për plazh.

E prekura e tretë është një grua nga fshati Kosinë me iniciale E.F., burimi i infektimit të së cilës nuk dihet ende.

Aktualisht vijon hetimi epidemiologjik për të zbuluar deri ku është shtrirë infeksioni. /a.y/noa.al