Transmetuar më 03-07-2020, 09:10

Vetingu i ka “ngrënë kokën”, ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, e cila aktualisht mbante detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendimi ndaj saj u dha mëngjesin e sotëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku Becaj u përfaqësua nga avokati.

Ndërkohë gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 1 korrik u paraqitur personalisht.

Becaj shfaqi probleme në dorëzimin e disa formularëve, të cilët nuk i ka përmbushur në kohë. Më konkretisht ajo nuk ka depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë formularin për vetëvlerësimin profesional as brenda afatit, dhe as më pas, në kohën kur priste të bëhej gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Ndërkohë rezulton se detyrën si gjyqtare në Apel, e ka marrë kur kishte nisur procesi i vetingut.

Një tjetër formular me probleme, është deklarata e pasurisë e cila nuk i është dorëzuar në Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit Pasurisë dhe duke mospërmbushuar detyrimet ligjore.

Për të justifikuar të ardhurat, Becaj deklaroi se në kohën kur nuk ka plotësuar formularët ka qenë në pritje të emërimit dhe se ka ushtruar edhe detyrën e avokatit. /a.y/noa.al