Transmetuar më 03-07-2020, 10:39

Koronavirusi ka marrë tre jetë në 24 orët e fundit, duke e çuar në 72 numrin e viktimave.

Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 409; Durrës 209; Shkodër 158; Vlorë 117; Fier 46; Lezhë 57; Korçë 32; Kukës 21; Elbasan 13; Gjirokastër 10 dhe Berat 8.

Viktimat sipas qarqeve: Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1 dhe Elbasan 2.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 3 juillet 2020