Transmetuar më 03-07-2020, 10:57

Vijon të rëndohet situata e koronavirusit në vend, ku vetëm në 24 orët e fundit, tre pacientë kanë gjetur vdekjen.

Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, nëntë në gjendje të rëndë.

Më konkretisht 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa një është i intubuar.

Ndërkohë po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid-19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 409; Durrës 209; Shkodër 158; Vlorë 117; Fier 46; Lezhë 57; Korçë 32; Kukës 21; Elbasan 13; Gjirokastër 10 dhe Berat 8.

Viktimat sipas qarqeve: Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1 dhe Elbasan 2. /a.y/noa.al

Shënohet numri më i lartë i infektimeve i të gjitha kohërave, 90 raste të reja në orët e fundit

Koronavirusi iu merr jetën tre pacientëve, shkon në 72 numri i viktimave