Transmetuar më 03-07-2020, 14:18

Minibashkia nr.2 në Tiranë, e njohur ndryshe si njësi administrative është mbyllur.

Kjo pasi në radhët e punonjësve, është konfirmuar i infektuar i parë me koronavirusit, gjatë ditës së djeshme.

Deri ditën e hënë punonjësit nuk do të kthehen në punë, teksa godinës i është bërë dezinfektimi.

Ndërkohë po kryhen tamponët në radhët e kolegëve të të infektuarit por edhe të familjarëve të tij.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me Covid-19, konkretisht në Tiranë 409; Durrës 209; Shkodër 158; Vlorë 117; Fier 46; Lezhë 57; Korçë 32; Kukës 21; Elbasan 13; Gjirokastër 10 dhe Berat 8.

Viktimat sipas qarqeve: Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1 dhe Elbasan 2. /a.y/noa.al

Shënohet numri më i lartë i infektimeve i të gjitha kohërave, 90 raste të reja në orët e fundit

Koronavirusi iu merr jetën tre pacientëve, shkon në 72 numri i viktimave