Transmetuar më 03-07-2020, 16:32

Plot 90 raste pozitivë me koronavirus, është kjo një shifër alarmante për vendin tonë.

Kjo e premte shënoi një tjetër rekord të lartë shifrash të të infektuarve për Shqipërinë.

Ish-deputeti Tritan Shehu thotë se shifrat flasin për një përkeqësim, që është alarmante.

“Të gjitha shifrat, megjithese te cunguara mbi te dhena te pakta testimesh, jo transparente e jo te konfrontuara ne laboratore te ndryshme, ne mungese te nje strategjie globale, flasin per nje perkeqesim alarmant”, theksoi Shehu, i cili sugjeron se aktualisht na duhet “një mbështetje ndërkombëtare përballë dështimit epidemiologjik!”

“Në këto kushte e konsideroj të domosdoshme kërkimin e sigurimin e një ndihme e mbështetje të shumë-llojshme nga Komuniteti ndërkombëtar, kryesisht nga Italia e cila, si dhe Europa në tërësi arriti të kalojë me sukses “goditjen”, gjë që jo vetëm flet për kapacitete të mëdha të saj, por dhe për një “pasuri” të çmuar njerëzore e strukturale që tashmë ka krijuar”.

"Nga ana tjeter, shton Shehu, – "niveli teknologjik e gjendja e institucioneve tona shëndetësore, kontaminimi, standartet e ambjenteve të tyre e te reanimacioneve, siguria e mbrojtjes së personelit në spitale, mungesa e financimeve, etj, janë nga shkaqet e dështimit, duke na ekspozuar përpara rreziqeve të mëdha shëndetësore, sociale dhe ekonomike", theksoi Tritan Shehu.

Fakti që Qeveria duke tentuar te “semplifikoje” gjendjen e masat qe kerkohen, si “struci” nuk do ta kuptojë që gama e tyre është e gjerë dhe komplekse, duke filluar nga testimet e gjera e të ndryshme, forcimi i shërbimeve mjekësore e siguria në ato (e gjerë kjo në koncept), pajisja e të gjithë qytetarëve me maska, edukimi shendetësor e deri te një strategji transparente e inteligjente, e bën imperative një mbështetje të shumëllojeshme nga vendet partnere, krahas përpjekjeve tona.

Por gjithmonë duke garantuar menjëherë qoftë edhe me financimet tona, një prezencë specialistësh në forme ekipi të kualifikuar prej andej, të cilëve duhet t’u vihen në krah specialistët tanë, pikërisht për të përgatitur strategjinë e implementuar atë”, mbyll reagimin ish ministri i shëndetësisë në periudhën e PD-së, Tritan Shehu.

/NOA.al