Transmetuar më 03-07-2020, 17:48

"Kandidatë, njerëz të arrestuar për ndikim në gjykata".

"Manipulohet korrigjimi i testeve duke ndryshuar kodet".

"Për “Tur” në test zgjedhin një pedofil".

"Shkolla e magjistratures si shkolla e partise!

Ka qenë ky denoncimi i ish0-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me testin për rpanimet në shkollën e Magjistraturës, prej nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, përmes një denoncimi.

"Skandal i radhës këtë herë me ‘Turin e Magjistraturës’ ndër pyetjet e testit të zhvilluar ishte se si është pedofili a) i shkathët b) i shpejtë c) i ngathët d) i turpshëm dhe kjo vetëm një nga shumë Turat në  pyetjet e zhvilluar. Ndërkohë që skandal i radhës është fakti që pjesë e sistemit të ri do të bëhen edhe njerëz që janë arrestuar, sepse kanë  ndikuar tek gjyqtarët për të  marrë vendimin në favor të palës së tyre si Ilir Korbi i Henri Çilit dhe bandës së këtij të fundit, kandidat për formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës", shkruhet në denoncimin që bëri publik Berisha.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital", shkruan Berisha:  

Pershendetje Doktorr . Dua tju ve ne dijeni per skandalet dhe maskaralleqet qe po ndodhin ne shkollen e magistratures nen logon rilindja, vjedhje rryshfet dhe kriminalitet. Skandal i rradhes kete here me ‘Turin e Magjistratures’ nder pyetjet e testit te zhvilluar ishte se si eshte pedofili a)i shkathet b) i shpejte c) i ngathet d) i turpshem dhe kjo vetem nje nga shume Turat ne pyetjet e zhvilluar. Nderkohe qe skandal i rradhes eshte fakti qe pjese e sistemit te ri do te behen edhe njerez qe jane arrestuar sepse kane ndikuar tek gjyqtaret per te marre vendimin ne favor te pales se tyre si Ilir Korbi i Henri Cilit dhe bandes se ketij te fundit kandidat per formimin fillestar ne Shkollen e Magjistratures. Skandalet nuk kane te ndalur me date 19.06.2020 kodet qe i jane derguar kandidateve me email kane ndryshuar duke coroditur keshtu identifikimin dhe sistemin e pikeve. Ja pra keta jane magjistratet e rinj, persona qe dine se cfare jane pedofilat dhe qe dine re ndikojn(japin e marrin) leke, rrofte drejtesia e re. Ju uroj gjith te mirat.

/NOA.al