Transmetuar më 03-07-2020, 21:36

Ish-partnerja e Stresit e ka harruar incidentin e djeshëm, teksa ra nga një motorr uji.

Ndonëse përfundoi me këmbën e nxirë, Kejsi postoi një foto provokuese, duke treguar se është në gjendje të stabilizuar.

Kejsi pësoi një incident dje duke bërë xhiro me motorr uji, teksa u rrëzua dhe për pasojë është vrarë në këmbë e duar, dhe për pasojë disa pjesë të trupit iu nxinë.

Fotot i postoi vetë ajo në Instagram dhe shkruajti: Rezultati kur bie!

Ajo sot duket se e ka harruar incidentin e djeshëm dhe është kthyer në top formë, pasi ka postuar në Instagram një foto me bikini dhe kapele të kuqe, ku shfaqej e lumtur.

/NOA.al