Transmetuar më 03-07-2020, 21:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen edhe sikur kryeministri Edi Rama të propozojë një gjë të tillë, si preteks për situatën që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota nga Covid-19.

Basha ishte i ftuar sot në studion e Arjan Çanit, në emisionin “Zonë e Lirë” dhe u pyet prej tij nëse ka shanse t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur si pretekst situatën e COVID-19.

"Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri", tha ai.

Po ashtu, i pyetur se sa shanse ka që Rama së bashku me opozitën parlamentare të bëjnë një "puç kushtetues", për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se i njeh Kushtetutë, duke lënë të nënkuptohet se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

"Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme", tha Basha.

/NOA.al