Transmetuar më 03-07-2020, 21:55

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka folur sonte për situatën e rënduar në vend nga koronavirusi, ku ka thënë se kanë raportime për viktima të tjera që kanë humbur jetën nga simptoma të ngjashme nga koronavirusi, por se nuk janë raportuar si viktima të Covid-19.

Kryedemokrati pohoi se ndonëse zyrtarisht thuhet se janë 72 të vdekur, informatat janë për më shumë jetë të humbura. "Numri i viktimave ka arritur zyrtarisht në 72. Them zyrtarisht se kemi raportime për vdekje të tjera me simptoma të ngjashme, por që nuk janë raportuar".

Basha është pyetur në Zonë e Lirë se çfarë do bënte ai mbi këtë situatë nëse do të ishte kryeministër dhe ai këshilloi shefin aktual të qeverisë që të mos veprojë në mënyrën e deritanishme.

“Pas 3 muajve sakrificë të shqiptarëve, tani shikoni pak komunikimin qeveritar të kryeministrit sa herë flet për situatën? Është zhdukur, situata është e rëndë. Unë do bëja transparent çfarë plani ka qeveria tani, si është strategjia e testimit, çfarë pakete tjetër kemi gati për të ndihmuar, tani është koha që qeveria dhe kryeministri mos të fshihet, por të dalë e t’u thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë për t’u përballur. Unë jam partizan i masave për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.

#LIVE – Në "Zonë e Lirë" me Arian Çanin në një bisede jo të zakonshme.

#LIVE – Në "Zonë e Lirë" me Arian Çanin në një bisede jo të zakonshme.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 3 juillet 2020