Transmetuar më 03-07-2020, 23:52

Ish kryeministri i Kosovës festoi sot ditëlindjen.

Ramush Haradinaj, mes shumë urimeve që mori, më i veçantë është ai i bashkëshortes së tij Anitës.

Ajo e ka uruar atë publikisht, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ditëlindjen e bashkëshortit.

“Nuk dua të t’a heq asnjë grade e yll si gjeneral ushtrie e komandant i Luftës veq dua t’i shtoj nja dy me shumë", shkoi Anita në mesazhin e saj, karahas fotos që bëri publike ne Instagram.

"Ti je gjenerali i zemres sime, e gjeneral i dashurisë se Gjinit, Hanes dhe Trimit. Të duam përjetë Ramush Harandinaj! Gëzuar Ditelindja e une edhe sot vazhdoj te mendoj qe jam dhurata më e bukur e ditelindjes sate! Gëzuar 17 vjet bashk me të mira e të kqija”, ishte mesazhi i Anitës.

Ramush Haradinaj, kreu i Partistë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbushi sot 52 vjeç.

Haradinaj u bë i njohur si komandant i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, dhe pavarësisht akuzave që iu ngritën për krime lufte nga Haga, rezultoi i pafajshëm.

/NOA.al