Transmetuar më 04-07-2020, 09:16

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që mëngjesin e ditës së sotme ta nisë me një mesazh urimi, për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Gëzuar Ditëlindjen Amerika,", shkruan Rama në mesazhin e tij, në anglisht, duke e shoqëruar me një tjetër mesazh, në shqip: Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara!

Kryeministri Rama urimin në Facebook e ka përcjellë edhe me një video, në të cilën pasqyrohen disa nga citatet më të njohura nga ish-presidentë dhe njerëz të shquar të SHBA-ve, ndër vite.

Gjithashtu në videon shoqëruese të urimit për festën e SHBA-ve, pasqyrohet edhe miqësia e ngushtë mes dy vendeve tona, përmes vizitave të zyrtarëve më të lartë amerikanë, që nga ’91 e deri sot, përfshirë George Bush, Madeleine Albright, Colin Pawell, Hilary Clinton, si dhe pritjen e ngrohtë që iu është rezervuar nga shqiptarët.

Interesant është fakti se Rama në video ka përzgjedhur pritjen që i bëri ish-kryeministri Fatos Nano, ish-Sekretarit Amerikan, Colin Powell, por nuk shfaqet në asnjë pjesë të videos ndonjë takim i ish-Presidentit Bush apo i ish-Sekretares Clinton me zyrtarë të lartë të kohës, si Berisha, Topalli, Nishani, Moisiu etj.

/NOA.al

HAPPY BIRTHDAY AMERICA🇺🇸❤️🇦🇱

HAPPY BIRTHDAY AMERICA🇺🇸❤️🇦🇱Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara🙏

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 3 juillet 2020