Transmetuar më 04-07-2020, 10:25

Kryeministri i Shqipërisë feston sot 56-vjetorin e lindjes.

Kryeministri Rama, i cili është në mbyllje të mandatit të dytë qeverisës, feston sot ditëlindjen.

Ai konsiderohet një ndër politikanët më me influencë në vendin tonë, gjatë 30 viteve të fundit.

Rama e nisi sot ditën me një urim për Pavarësinë e SHBA-ve, por shumica e ndjekësve të kreut të qeverisë në rrjetet sociale, e kanë uruar kryeministrin, me rastin e 56 vjetorit të lindjes. "I dashur kryeministri im.. të dy sot kemi ditën e lindjes, në një ditë, muaj dhe vit. Ta gëzojme së bashku këtë ditë duke patur shëndet dhe qetësi shpirtërore. Gëzuar ditëlindjen… Edhe 100 vite jetë i shëndetshëm dhe i lumtur", ka qenë  një prej mesazheve më të veçanta drejtuar Ramës sot pë ditëlindjen e tij.

"Përveç Amerikës, gëzuar dhe ti kryeministër 56-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë e të lumtur. Mes njerëzve tuaj të dashur dhe për ta, e për të mirën e krejt shqiptarëve gjithashtu!", ishin mesazhe të tjera.

"Dy gëzime në një ditë. Njëra për Amerikën ta gëzoj festën, tjetra ta gëzosh ditëlindjen dhe 100 u bëfsh jetë të gjatë dhe të lumtur me gjithë familjarët e tu të dashur dhe ç’të do zemra. Ta kalosh bukur sot", ishin disa nga mesazhet e para që mori kreu i qeverisë për ditëlindje.

Para se të vinte në pushtet, në vitin 2013, Rama mori drejtimin e PS-së më 2005, si dhe qëndroi në krye të Bashkisë së Tiranës për tre mandate radhazi (1999-2011).

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë surprizë në këtë ditë të veçantë,  nga ana e kryeministrit.

Edi Rama lindi në Tiranë më 4 korrik 1964.

/NOA.al