Transmetuar më 04-07-2020, 12:34

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen e saj të 33-të, që duket se vjen në një moment delikat për shëndetin e babait të saj.

Dembacaj thotë se ditëlindjen do ta kalojë në derën e spitalit, duke i treguar të atit se e do shumë, dhe se është i vetmi person që ka admiruar gjithmonë.

”Ditëlindja ime sot, do jete tek dera e spitalit, duke te te thene “Te dua Ba” je i vetmi njeri qe kam admiruar gjithmone! Te dua shume!”, shkruan aktorja në një postim në Instagram.

Kohëve të fundit ajo ka ndarë disa foto të të atit, ku duket se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, çka ka bërë që të reflektohet dhe në dedikimet e vetë aktores së humorit.

Po ashtu ajo ka bërë së fundi dhe një tatuazh, në pjesën e shpatullës, që ia ka dedikuar pikërisht babait të saj.

Sakaq Rudina ka njoftuar dhe nisjen e një show të ri, klipin e të cilit e shihni më poshtë.