Transmetuar më 04-07-2020, 14:55

Partia Demokartike duket se është duke parë sërish nga xhaketat e vjetra. Pas rikthimit të Genc Rulit, PD duket se i ka shkelur syrin ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhit tha nga Shkodra se Topalli ka kontribut të rëndësishëm në parti.

Bardhi u shpreh se secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendror dhe lokal.

Bardhi tha se dera e Partisë Demokratike është e hapur për Jozefina Topallin, duke thënë se ajo ka qenë një zë me kontribut në parti.

“Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit.

Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD”. /k.k/noa.al/