Transmetuar më 04-07-2020, 23:45

Në fillim të pandemisë u tha se kondicioneri ndikon për keq në përhapjen e koronavirusit dhe ISHP apelon qytetarët që të shmangin sa më shumë përdorimin e tij në makinë, punë apo shtëpi.

Në një postim në rrjetet sociale, ISHP teksa liston të gjitha gjërat që duhet të kenë kujdes qytetarët në këto ditë të nxehta vere, shkruan:

“Për shkak të sezonit turistik  dhe temperaturave e larta shtohet fluksi i qarkullimit dhe rreziku për ngjarje tragjike në rrugë”.

KESHILLAT

⚠ Prandaj kujdes 🔸Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes. 🔹Vendosni rripin e sigurimit. 🔸Mos shpejtoni. 🔹Jo konsumit të alkoolit. 🔸Përdorni sa më shumë lëngje. 🔹Shmangni celularin në timon. 🔸Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj. 🔹Përdorni veshje të lehta. 🔸Mos neglizhoni rregullat e sigurisë për pandeminë. 🔹Evitoni sa më shumë përdornin e kondicionerit.

Gjithashtu bëhet thirrje për mbajtjen e maskës dhe: “Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt”. /noa.al/