Transmetuar më 08-07-2020, 21:18

Presidenti i Serbisë ndërron plan për të rikthyer bllokimin e popullsisë pas shpërthimit të koronavirusit në vendin e tij.

Mijëra protestues dolën dhe u përleshën me policinë, kundër masave dhe madje u përpoqën të sulmojnë ndërtesën e parlamentit.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic pas protestave masive u tërhoq mbi planin e tij, për të rikthyer izolimin nga shpërthimi i koronavirusit, në Beograd e qytete të tjera.

Mes mijëra protestuesve që u përleshën me policinë dhe u përpoqën të sulmojnë ndërtesën e parlamentit dje, pati edhe të plagosur.

Aktori dhe drejtuesi i lëvizjes PSG, Sergej Trifunovic u sulmua nga protestuesit e krahut të djathtë gjatë mitingut antiqeveritar, madje u gjakos në shesh.

Para parlamentit serb, qëndonin sot me qindra oficerë të policisë ndërsa demonstruesit u mblodhën gjatë mitingut antiqeveritar.