Transmetuar më 09-07-2020, 02:03

Ditën e mërkurë pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, informon noa.al duke cituar të dhënat që mundëson Shërbimi Metereologjik Ushtarak.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8 m/s, e cila hera-herës do të fitoj intensitet deri në 20m/s kryesisht në veri, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale. Më konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 14°C deri në 30°C zonat e ulëta 15°C deri në 34°C zonat bregdetare 17°C deri në 34°C