Transmetuar më 10-07-2020, 23:06

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshje e luajtur në stadiumin kombëtar dhuroi spektakël, deri në sekondat e fundit.

Partizani shënoi me Kordeiro, në ’76 dhe u afrua me fitoren, por në minutën e fundit, i gjetur i vetëm në zonë Muçi nuk fal dhe realizoi golin e barazimit.

Një pikë e çmuar për Tiranën kur mbeten edhe tre ndeshja nga mbyllja e sezonit.

Tirana ngjiten në kuotën e 66 pikëve, por Kukësi me një ndeshje më pak, aktualisht në kuotën e 59 pikëve, ka shanse të ngushtojë diferencën me kreun në katër pikë. Barazimi penalizoi Partizanin, që mbeti në vend të pestë në 49 pikë.

Para ndeshjes në kampin e kuq rreth pesë anëtarë të ekipit u prekën nga Covid-19, çka bëri që derbin të mos e drejtojë as trajneri Sormani.

Partizani-Tirana 1-1

Shënues: 76′ Kordeiro / 90’+2′ Muçi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon (57′ Cara), Braun (84′ Llanaj), Bardhi. Trajner: R. Kalari

Tirana: Lika, Doka, Muça (83′ Ismajlgeci), Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka (89′ Sidibe), Torasa (87′ Muçi), Kale, Kobinah, Ngo. Trajner: E. Egbo

Kartonë të verdhë: Broja, Telushi / Çelhaka, Batha, Torasa

Gjyqtar:  E. Hamiti

/NOA.al