Transmetuar më 11-07-2020, 20:41

Lamborghini më i fundit, edhe makinë, edhe jaht, ka dalë në shitje.

Por që të kesh një makinë të tillë duhet të derdhësh miliona euro.

Kushton jo më pak se 3.4 milion dollarë. Çmimi i tij besohet se do të shkojë deri në 5 milion dollarë, pasi numri është i kufizuar.

Lamborghini prezantoi këtë javë supermakinën luksoze, që deri dje ecte me shpejtësi marramendëse në rrugë, ndërsa tani mund ecë edhe në ujë, pra duke u shndërruar në një jaht.

Supermakina apo superanija është quajtur “Tecnomar for Lamborghini 63.”  Numri “63” i referohet vitit 1963, kur edhe Lamborghini u themelua.

Lamborghini bashkëpunoi me grupin italian të ndërtimit të anijeve "Italian Sea Group" për të prodhuar makinën e fundit, që do të mund të përdoret edhe si jaht", raporton NOA.al.

Jahti mban elementë të frymëzuar nga makinat Lamborghini, si shtresa speciale e “lëkurës së karbonit".  Lamborghini do të ketë ulëse dhe rrota sportive, por makina me disa pajisje të veçanta mund të shndërrohet fare lehtë në një jaht për të ecur edhe në ujë.

Kjo mrekulli teknologjike sigurisht është dizenjuar për miliarderë. Në treg besohet se do të dalë një numër i kufozuar, jo më shumë se 20 të tillë.

/NOA.al