Transmetuar më 12-07-2020, 13:45

"Dy gra që erdhë si mysafire ishin pjesë e kësaj bande. Edhe dy interpretuese të shkëlqyera gjithashtu. Ne u futëm në kurth."

Ky ka qenë rrëfimi i një turisti britanik në Tajlandë, i cili tha se pagoi shuma të mëdha pasi iu afrua s’ks prej tyre.

"Brenda një dhome të lezetshme në Patpong, në një lagje të famshme argëtimi të të rriturve në Bangkok, prisja që ky makth të mbaronte. Me siguri nuk kisha lapsuar në kalendarin tim të pushimeve, një takim mesnate e kisha menduar", thotë ai.

"Jam mrekulluar me paraqitjen fizike të grave tajlandeze. Shumë prej tyre afrojnë shërbime në qendrat më të njohura të terapisë, masazhe, apo edhe të ngjiten papritur në plazh, në rrugë, ose në lokalet e natës".

Kurioziteti dhe interesi për turizmin seksual në Tajlandë, thotë turisti, u përkeqësua prej tij, gjatë verës së kaluar, pas një eksperiencë të hidhur.

Pamja e vajzave të mitura, paksa të veshura, kryesisht nga fshatrat ekonomikisht të prapambetura në Tajlandë, i ka sjellë atij ndër mend vajzën dhe mbesat. "Pothuajse një e treta e punonjësve të seksit në Tajlandë nuk i kishin mbushur 18 vjeç", tregoi në rrëfimin e tij turisti britanik.

Në vitin 2015, UNAIDS vlerësoi se numri i punëtorëve të seksit në Tajlandë ishte 147,000.  Vlerësime të tjera thonë se numri është shumë më i lartë.

Ai tha se në lokalet e natës, shumica e vajzave – jashtëzakonisht të holla dhe që shfaqin shkallë të ndryshme të zhveshjes – dukeshin të mërzitura. "Njëra prej tyre, ndoshta ylli i barit, erdhi drejt tryezës sonë.  Ajo pa i thënë askush u ul në prehrin e shokut të saj, me të cilin ndanim tryezën tonë".

Skena të nxehta, vallëzime, burra të dehur, dhe asnjë grua mysafire. Dhe me siguri, kishte vetëm turistë kinezë dhe të bardhë kishte në atë bar.

Kinezët me siguri kanë pushtuar botën. Kontributi i Kinës në industrinë e turizmit Thai është domethënës: mbi 27 përqind e 9,194,057 turistëve që shkuan në Tajlandë në vitin 2017, ishin kinezë.

Një grup prej tre të rinjsh, të bardhë hynë në atë bar, dhe aty vajzat simpatike sinjalizohen (me ndihmën e një treguesi të gjelbër lazer) për t’u bashkuar në tryezën e tyre. Vajza zgjodhi një kinez, i ulur pranë grupit të bardhë.

Dy ditë pas, turisti anglez tha se takoi kamarierin e  lokalit dhe ai i tregoi se shumë punonjëse seksi kursejnë para dhe mbajnë veten dhe familjet e tyre, pas sezonit turistik.

/NOA.al