Transmetuar më 12-07-2020, 21:53

Një 21 vjeçare me probleme të shëndetit mendor, dyshohet se është sulmuar seksualisht para disa ditësh.

M. Rr., nga një fshat i Drenasit nuk e raportoi dhunën seksuale pasi nuk e di çfarë i ka ndodhur, për arsye se ka probleme të shëndetit mendor.

Klan Kosova raporton se rastin e saj e inicoi Qendra për Punë Sociale por as kjo e fundit e as Policia e Kosovës nuk kanë asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj 21 vjeçares, që ka ndodhur prej një jave.

Të dyshuar nuk kanë as familjaret, por ata thonë se e kanë gjetur vajzën të sulmuar seksualisht disa here gjatë tre viteve dhe institucionet përgjegjëse sipas tyre nuk kanë marrë masat e duhura.